E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen foto të Nokia Lumia 1520

Përflitet gjerësisht se Nokia është duke punuar në fabletin e saj të ri me ekranin e dallueshëm 6 inç, i cili njihet si Nokia Lumia 1520.

Thuhet se Nokia Lumia do të përmbajë specifikat më të mira të pajisjeve mobile në platformën e Microsoft, Windows Phone.

Llogaria e njohur në Twitter @evleaks ka publikuar disa fotografi të fabletit të Nokias ku thuhet se këto pamje i përkasin Nokia Lumia-s dhe janë pregatitur për të iu shpërndarë mediave.

Fableti i ri i Nokia-së pritet të sjell procesorin e fuqishëm quad-core Snapdragon 800, ndërfaqen me 1080p, kamerën me 20 mega=piksel dhe Windows Phone 8 GDR3.

Nokia Lumia 1520 pritet të debutojë në treg para fundit të këtij muaji, në njërën prej ngjarjeve mediale të cilën kompania e ka caktuar në muajin shtator. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›