E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, deputet nuk lejojnë zhvillimin e seancave në gjuhën shqipe

MAQEDONI- Partia shqiptare e cila është në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur pakënaqësinë lidhur me faktin që nënkryetarja e parlamentit Suzana Saliu nuk po lejohet të drejtojë seancat parlamentare.

Nënkryetarja e parlamentit nuk lejohet të drejtojë seancat për shkak të frikës së deputetëve në rast se seancat zhvillohen në gjuhën shqipe.

Partitë maqedonase kërkojnë që seancat plenare të zhvillohen vetëm në gjuhën maqedonase.

Por nga ana tjetër partitë shqiptare në parlament argumentojnë se në bazë të marrëveshjes së Ohrit seancat mund të drejtohen në gjuhën shqipe në rast se drejtuesi është shqiptarë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›