800 shënjtërimet e Papa Françeskut
ITALI- Papa Françesku ka shpallur shenjtërimet e para të papatit të tij në një ceremoni në Vatikan, një listë që përfshin 800 viktimat e një masakre të kryer nga ushtarët e Perandorisë Osmane në vitin 1480. Atyre iu prenë kokat në jug të Italisë, në Otranto, pasi refuzuan të shndërroheshin në islamë. Emrat e tyre janë të panjohur, me përjashtim të një drejtuesi ushtarak, të quajtur Antonio Primaldo.
Midis listës së shenjtorëve ishin edhe dy murgesha amerikano-jugore, Laura Montoya nga Kolumbia dhe Maria Guadalupe Gacia Zavala nga Meksika të cilat u ndanë nga jeta në shekullin XX dhe i dedikuan të gjithë jetën e tyre të varfërve. Vetëm brenda dy muajve të drejtimit të tij, Papa Françesku ka shpallur më shumë shenjëtërime se çdo Papë tjetër.
(e.m/News24/BalkanWeb)