Korçë, seks me 13-vjeçaren, ‘arrest me burg’ për binjakun e kryeplakut të fshatit
KORÇË- Kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, gjykata jep masën ‘arrest’ me burg, për vëllain e kryeplakut të fshatit Dërsnik në Korçë. Emiljan Dine, me precedentë të mëparshëm penalë, është arrestuar pas denoncimit të bërë nga prindërit e vajzës së mitur, banuese në fshatin Libonik.
Mësohet se 33-vjeçari, i martuar dhe baba i një fëmije të mitur, kishte marrë 13-vjeçaren me inicialet K.A. në një banesë me qira në qytetin e Korçës, ku e kishte mbajtur përgjatë gjithë natës dhe kishte kryer me të marrëdhënie seksuale. Sipas policisë lokale, vajza ishte kthyer në shtëpi tek prindërit në orët e para të mëngjesit, duke u përpjekur të fshehë të vërtetën. Nën presionin e prindërve, e mitura u ka treguar atyre se kishte qenë me të dashurin e saj, por u ka mbajtur sekret një pjesë të së vërtetës. Një situatë e tillë ka shqetësuar familjarët, të cilët kanë filluar menjëherë të interesohen dhe të "gërmojnë" për të dashurin e vajzës së tyre.
Ata kanë mësuar se 33-vjeçari Emiljan Dine ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gjithashtu, ata kanë mësuar se vajza e tyre kishte kaluar natën në shtëpinë e marrë me qira prej tij në qytetin juglindor. Më pas prindërit e 13-vjeçares kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës, me pretendimin se 33-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tyre, e cila është në moshë të mitur.
Policia menjëherë pas denoncimit ka mundur të arrestojë, Emiljan Dinen, vëllai binjak i kryeplakut të fshatit Dersnik, Iljaz Dine. Gjatë kontrollit në banesën e Dines policia gjeti drogë, armë.
(e.m/BalkanWeb)