82-Vjetori i çlirimit të Beratit, ministri Demo vlerëson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike

Ky 13 shtatori shënon 82-vjetorin e Çlirimit të Beratit. Në këtë datë përkujtimore, qyteti i njohur për trashëgiminë e tij historike dhe kulturore kujton ngjarjet e vitit 1944 dhe kontributin e forcave partizane në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Në nderim të dëshmorëve të Atdheut, në qytet u zhvillua një ceremoni përkujtimore, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në lapidarin kushtuar të rënëve.
I pranishëm në homazhe, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe njohjes së sakrificës së dëshmorëve nga brezat e rinj.
“Ne duhet të bëjmë çmos që sidomos brezat që vijnë të njohin historinë e qytetit dhe të njohin sakrificën e të rinjve të asaj kohe për të garantuar liritë dhe për të garantuar sovranitetin e vendit dhe për të garantuar mbi të gjitha dhe prosperitet në të njëjtën vend”, tha Demo.
Në ceremoni morën pjesë drejtues vendorë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.
/rtsh.al/