“American Airlines” do të pushojë 13 000 punonjës

Kompania mëmë e “American Airlines”, AMR, dëshiron të shkurtojë shpenzimet e personelit me 20% në përpjekje për të shkurtuar shpenzimet me 2 miliardë dollar dhe për të rritur fitimet me 1 miliardë dollar në vit.
AMR, e cila u regjistrua për mbrojtje nga falimentimi në muajin Nëntor, dëshiron po ashtu të bëjë ndryshme në pensionet e stafit.
Fuqia punëtore e AMR-së prej 88 000 punëtorësh përfaqësohet nga tri sindikata kryesore, të cilat I kanë kundërshtuar ndryshimet. Por AMR tha se planifikon të fillojë negociatat me ta.
AMR ka humbur 884 milionë dollar gjatë nëntë muajve të parë të vitit, dhe të martën tha se ka humbur 904 milionë dollar vetëm gjatë muajit dhjetor, raporton “BBC”-ja.
Kompania ka humbur më shumë se 11 miliardë dollar që prej vitit 2001.
Drejtori ekzekutiv i AMR-së, Thomas W Horton, u shkroi një letër punonjësve të tij ku u thoshte se ne “do të bëjmë ndryshime strukturore për sfidat që na presin”./Start/F. P/
2012-02-02 14:08