Shtohet konsumi, rritet importi i energjisë

Korporata Energjetike Shqiptare dhe CEZ Shpërndarje po vijojnë edhe këto ditë të importojnë energji, teksa në vend po bien reshje të mëdha dëbore.
Konsumi në vend ka arritur mbi 25 milionë kilovat orë energji gjatë 24 orëve, teksa një vit më parë në të njëjtën periudhë, konsumi se kalonte 24 milionë kilovat orë.
Aktualisht niveli i Fierzës është 263.46 metër, që shënon një nivel të ulët historik të këtij hidrocentrali, i cili rreth një vit më parë kaloi pikun e tij prej 286 metra. Këtë vit, moti nuk u tregua “zemërgjerë”, duke mos sjellë reshje, çka ka detyruar KESH-in të importojë 14 milionë euro energji, ndërsa priten të tjera sasi importesh. Importi aktualisht bëhet në masën 80 për qind nga CEZ-i dhe pjesa tjetër nga KESH-i. /Start/
2012-02-02 14:46