Bashkia strehë të përkohshme për familjet rome

"Në bashkëpunim me partnerët socialë, Bashkia do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona. Ndërkohë, Bashkia ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash”, bëri me dije zyra e shtypit.
Bashkia e Tiranës siguron se është e ndjeshme ndaj këtij fenomeni dhe ka ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre. Rreth 52 persona të komunitetit romë prej ditës së djeshme janë strehuar në institucionin e Avokatit të Popullit, pasi nuk patën vend ku të qëndronin. Ata janë përzënë në barakat e tyre në zonën e Stacionit të Trenit prej gati një viti. /Start/
2012-02-02 15:49