“Amnistia” shkon në Nju Jork

Historia e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme dhe dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë, do të shfaqet në datat 14-20 janar.
Filmi me regji dhe skenar të Bujar Alimanit ka si protagonistë aktorët Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj.
Filmi është prodhuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe ka shënuar një rekord për periudhën tre mujore të xhirimeve (tetor, nëntor, dhjetor 2010) në Tiranë dhe Pogradec.
Kompania distributore “Global Lens” në gusht të 2011-ës filloi negociatat për blerjen e filmit, pas projeksionit të tij në Kanada.
“Amnistia” ka fituar çmim në Berlinale, në Lisbonë, tre çmime në Leçe, ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen dhe është përzgjedhur si kandidatura e Shqipërisë në “Oscar”.
/Start/E.B/
2012-01-09 13:00