Vlorë, RENEA arreston vrasësin e ndërtuesit

Nga operacioni “Aerodromi”, ra në pranga shtetasi Adnand Gori, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 25 Dhjetor 2011 ky shtetas në lagjen “1 Maji” Vlorë, për konflikit pronësie ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Dervishi 42-vjeç, banues në Vlorë administrator dhe përfaqësues i pronarëve të një trualli ku po ndërtohej një objekt banimi (pallat).
Kapja e këtij shtetasi është kryer pas një pune dyjavore për kërkimin, gjurmimin dhe identifikimin e vendit të fshehjes, I cili ndodhej në Tiranë në afërsi të “Aerodromit të Vjetër”, në një banesë të marrë me qira.
Gjithashtu, policia sqaroi se ky person ka qenë i dënuar edhe njëherë tjetër më parë me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kompetencë për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /S.Ll/Start/
2012-01-09 15:19