E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Paketa e dytë për Greqinë, urgjente

“Paketa e dytë e ndihmave për Greqinë, përfshirë ristrukturimin e borxhit, duhet të jepet shpejt. Në të kundërt, ajo nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstin e radhës”, tha Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi.

Greqia ka nevojë për paketën e dytë të ndihmave nga BE-ja, me vlerë 130 miliardë euro, për të shmangur falimentimin e dhe përjashtimin e mundshëm nga Eurozona.

Por, që të marrë paketën e dytë të ndihmave, Greqia duhet të ndërmarrë reforma më të thella përfshirë shkurtime shpenzimesh dhe rritje taksash.

Merkel e quajti Greqinë “një rast të veçantë”, por nguli këmbë se “asnjë shtet nuk do të përjashtohet nga Eurozona”. Ndërsa Sarkozi e quajti situatën në Eurozonë si “tepër të tensionuar”.

Ndërkohë, në lidhje me taksën kontraversiale mbi transaksionet, Franca thotë se mund të vërë në zbatim që prej muajit shkurt ndërkohë që Gjermania thotë se një taksë e tillë duhet të përfshijë të gjithë Bashkimin Evropian.

Problem për këtë vijon të mbetet qeveria britanike, e cila pretendon se do i bënte dëm sistemit financiar të Londrës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-09 15:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›