“Antiraketë”, Gates hedh poshtë kritikat
Robert Gates shkruante në një kronikë të botuar nga "New York Times" se plani i mëparshëm nuk do të kishte qenë operacional të paktën para 2017-s dhe këmbënguli mbi faktin se ndryshimi do të sillte "një fleksibilitet më të madh për t'u përshtatur, ndërsa kërcënime të reja po përvijohen, ndërkohë që të vjetrat po zmbrapsen".
Presidenti Barack Obama njoftoi të enjten braktisjen e një projekti antiraketë në Evropë që kishte shkaktuar tensione me Rusinë duke kujtuar Luftën e Ftohtë, duke operuar me një ndryshim strategjik madhor, të bazuar sipas tij në një rivlerësim të uljes së kërcënimit iranian.
Plani i ri, shkruante Gates, është "keqinterpretuar si një lloj koncesioni ndaj Rusisë". "Ne po përgatitemi ta forcojmë dhe jo ta braktisim sistemin e mbrojtjes antiraketë në Evropë", shtoi ai. Projekti i administratës së mëparshme amerikane parashikonte instalimin deri në 2013-n të një radari të fuqishëm në Republikën çeke të shoqëruar me dhjetë interceptorë raketash balistike me rreze të gjatë veprimi në Poloni.