Karzai thirrje talebanëve për paqe
Presidenti Karzaï, që është në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale me afro 54,6 për qind të votave, i paraqiti gjithashtu ngushëllimet e tij familjeve të gjashtë ushtarëve italianë, të vrarë në një atentat kamikaz të enjten. "Edhe një herë, u bëj thirrje të gjithë vëllezërve afganë të zemëruar, apo atyre të kampit kundërshtar t'u japin fund luftimeve, të ndalojnë së shkatërruari vendin e tyre dhe së vrari bashkatdhetarët e tyre", deklaroi Karzaï, përpara gazetarëve.
"Ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe në vendin e tyre", tha ai. Në rast rizgjedhjeje për pesë vjet, Karzaï ka premtuar të fillojë negociatat me talebanët, kryengritja e të cilëve është intensifikuar gjatë muajve të fundit. Deklaratat e presidentit të deritanishm bëhen në kohën kur lideri i talebanëve afganë, mollah Omari, siguroi dje se trupat e huaja në Afganistan do të njohin së shpejti një "humbje të qartë".
Disa javë nga përvjetori i tetë i përmbysjes së regjimit të tij nga ndërhyrja amerikane, mollah Omari, që konsiderohet si shefi ushtarak i talebanëve, e cilësoi Afganistanin si varrin e trupave "koloniale". Ai përmendi "humbjet e mëdha dhe moralin në rënie" në radhët e afro 100.000 luftëtarëve të huaj, të përballur me rritjen e sulmeve që kanë shkaktuar më shumë se 350 të vdekur në radhët e tyre që nga janari.