“Banda e Durrësit”, shtyhet dhënia e pretencës

Shtyrja edhe për dy ditë të tjera u bë me kërkesë së prokurorit të çështjes, Anton Martini, i cili ka kërkuar më shumë kohë për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Seanca e parë për këtë proces ka nisur rreth katër vite më parë, ndërsa pritet të mbyllet këtë javë me dënimet ndaj të arrestuarve. Në këtë proces gjyqësor, prokuroria ka paraqitur rreth 200 dëshmitarë, të cilët kanë qenë në dijeni për krimet e kryera.
Një nga dëshmitarët kyç në këtë proces është Adriatik Coli, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, ku edhe në vitin 2007 mori statusin e të penduarit. Në këtë proces po gjykohen 16 persona, të cilët akuzohen për krime të ndryshme në qytetin e Durrësit gjatë vitit 1997 e më pas. Banda drejtohej nga Lulzim Berisha. /Start/
2011-10-06 09:38