E Shtunë, 31 Tetor 2026

I rikthehen gërmimeve

Greva e gjatë u mbyll pak ditë më parë me marrëveshje midis minatorëve dhe kompanisë austriake ACR, ndërsa sot në mëngjes në orën 07:00, punëtorët e nëntokës i janë rikthyer punës për të nxjerrë krom që eksportohet më pas.

Një ditë më parë, specialistët nga Reparti i Inspektimit të Shpëtimit të Minierave, zhvilluan kontrolle në galeri për të parë nga afër kushtet e sigurisë.

Megjithatë, rikthimi në punë nuk ka qenë edhe aq i lumtur për minatorët, pasi ende nuk kanë marrë pagën e 13-të të premtuar nga kompania, e cila me sa duket është në vështirësi financiare dhe ka premtuar kjo pagë do të jepet në nëntor.

Minatorët theksojnë se është plotësuar vetëm rritja e pagës 20%, ndërkohë që nuk janë plotësuar kërkesat e tjera, sic është premtimi për përmirësimin e kushteve të punës, apo rritja e investimeve në minierë. /Start/

                                                                                             2011-10-06 09:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›