Hand: Polarizimi, për shkak të mentalitetit komunist

Kështu thotë Bob Hand, këshilltar politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, i cili ngre edhe shqetësimin e përfitimeve qe vijne me postin dhe mundësi për të fituar para padrejtësisht, përmes kontratave, a formave të tjera.
Njëzetë vjet pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, një prej anëtarëve të delegacionit të parë zyrtar nga Shtetet e Bashkuara që shkoi në Shqipëri në prag të vendosjes së marrëdhënieve, dhe që ka vëzhguar më pas pothuajse gjithë zgjedhjet në Shqipëri, thotë se vendi ka bërë përparime shumë të mëdha, por mundësitë i ka patur për shumë më tepër. Bob Hand, këshilltar politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, thotë se e kaluara nuk mund të përdoret më si justifikim se përse Shqipëria nuk mund të përparojë më shpejt.
I pyetur mbi kontradiktat e vazhdueshme të klasës politike shqiptare, Hand tha se kjo vjen për shkak të mentalitetit komunist në mos të liderëve, të njerëzve pranë tyre. “Ka të bëjë disi me të kaluarën që përmenda. Shumë drejtues politikë, ose të tjerë brenda partive, edhe pse mund të ketë më të rinj në krye, por poshtë tyre ka figura që vijnë nga epoka komuniste, kanë ruajtur atë mentalitet. Edhe pse nuk janë komunistë, në një farë mënyre vazhdon mentaliti kufizues dhe kjo krijon emocione për ta, mungesë besimi, ndjenjë hakmarrjeje dhe kjo ka ndikuar në tejzgjatjen e kësaj klime thellësisht të polarizuar. Kjo klimë ka penguar seriozisht zhvillimin e shoqërisë civile, ku ose duhet të jesh me njerën anë ose me tjetrën dhe nuk mund të jesh në mes, për të mirën e vetë vendit.
Dhe njerëz të tillë nuk mungojnë, por aftësia e tyre për të bërë diçka është shumë e kufizuar, pasi vetë shoqëria është polarizuar dhe mbahet e polarizuar kryesisht nga partitë politike. Por unë jam optimist se brezat e rinj të votuesve do të ngrenë zërin, do të refuzojnë të jenë pjesë e kësaj klime dhe do të kërkojnë ndershmëri nga udhëheqësit, do të kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme të mirë për fëmijët e tyre dhe të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit dhe jo akuza reciproke siç shohim sot, apo protesta rruge, apo problemet e tjera me të cilat ndeshet Shqipëria si korrupsioni”, theksoi ai për Zërin e Amerikës, duke iu përgjigjur pyetjes: si e shpjegoni polarizim in kaq të madh mes dy forcave kryesore politike. /Start/
2011-10-06 09:23