E Diel, 1 Nëntor 2026

“Boboshtica”, Naum Dishosh shpallet në kërkim

Policia konfirmoi urdhër-arrestin e marrë nga Prokuroria për Dishon dhe tentoi zbatimin, por pas kërkimeve rezultoi se kreu i OMONIA-s Korçë është larguar në drejtim të paditur.

Policia shpalli në kërkim Dishon, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Faktit e Korçës pasi u shpall fajtor në çështjen e shkatërrimit të varrezave shqiptare më qëllim ngritjen e një memoriali në kujtim të ushtarëve grekë të rënë në tokën shqiptare gjatë luftës italo-greke.

Më 27 janar, Gjykata e Faktit në Korçë rrëzoi kërkesën e palës mbrojtëse për mos-arrestimin e Naum Dishos deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Lartë. Në seancë, mbrojtja paraqiti disa prova në mbështetje të kërkesës së tyre, mes të cilave edhe një raport mjekësor për gjendjen jo të mirë shëndetësore të kreut të pandehurit.

Por provat u hodhën poshtë nga Fakti, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për ekzekutimin e vendimit për dënimin me 1 vit burg të kreut të OMONIA-s.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-29 22:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›