Arrestohet për vjedhje i famshmi i “Big Brother-it”

Bëhet fjalë për Qetsor Ferunajn, 37-vjeç, banues në Orikum, i cili është arrestuar të shtunën për vjedhjen e tubave të ujit të Drejtorisë së Policisë së Ujërave të Vlorës.
Policia bëri me dije se në flagrancë janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për të njëjtën arsye. Kështu, nga aksioni kanë përfunduar në pranga Danile Sadikaj, 22-vjeç, Gjovalin Mikaj, 28-vjeç si dhe Arsen Fisti, 24-vjeç.
Nga shërbimet e policisë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në Komisariat dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se tubat e hekurit që po priheshin nga shtetasit e sipërpërmendur kanë qenë në pronësi të Drejtorisë së Ujërave Vlorë dhe kanë shërbyer për vaditje. Këto tubo ishin nxjerrë nga toka nga shtetasi Qetsor Farunaj, dhe se këta persona ishin punësuar prej tij, për prerjen e tubove.
Nga Komisariati i Policisë Vlorë është bërë ndalimi i shtetasit Qetsor Ferunaj për veprën penale “Vjedhjes”, dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Daniel Sadikaj. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kompetencë. /Start/
2012-01-30 08:33