Berisha, mesazh ngushëllimi për ish-Presidentin Skalfaro

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur sot se kryeministri Berisha thekson se “me ndarjen nga jeta të ish-Presidentit dhe senatorit Oskar Luixhi Skalfaro, familja, kombi italian, Italia mike, humbën një burrë shteti të shquar që u shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndërsa shqiptarët humbën një mik të vërtetë”.
“Me këtë rast, ne emër të qeverisë shqiptare ju shpreh Ju zoti kryeministër, qeverisë suaj, familjes Skalfaro dhe Senatit Italian, ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem së bashku me ju që shpirti i të ndjerit senator dhe ish-Presidentit Oskar Luixhi Skalfaro, të gjeje paqen e merituar”, përfundon mesazhi i kreut të qeveritë shqiptare.
/Start/E.B/
2012-01-29 19:45