E Diel, 1 Nëntor 2026

“Deti”,Gj.Kushtetuese:Ankimuesit të sjellin fakte të reja

Kjo gjykatë ka kërkuar të tjera fakte për këtë marrëveshje, në mënyrë që të nis shqyrtimi i ankimimit. Megjithatë, Partia Socialiste ka deklaruar në kërkesën e saj se këtë ankimim e mbështet në statutin dhe programin e partisë.

Marrëveshja për hapësirën detare me Greqinë, është nënshkruar në prill të këtij viti në Tiranë. Marrëveshja është kundërshtuar ashpër nga opozita dhe disa media pranë saj, por nga ana tjetër maxhoranca qeverisëse pretendon se ajo është transparente dhe se hartuesit e saj janë ekspertët më të mirë në vend.

Edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi pak ditë më parë se marrëveshja do të ketë transparencë deri në fund dhe se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet e shtetit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›