E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia shqiptare në Itali, prokuroria zbardh motivet

Mosmarrëveshjet brenda familjes për konfliktin e krijuar me një tjetër familje shqiptare, janë shkaku i vrasjes së trefishtë në Pavia të Italisë. Prokuroria italiane zbardh motivin e vërtetë të tragjedisë, bazuar në rëfimin e autorit Alfred Melyshi.
Sipas prokurorisë, shkaku që çoi autorin ti merrte jetën një fëmije 3 vjec, nënës dhe tezes së saj janë mosmarrëveshjet që ai kishte me të vëllain dhe kunatën.
Sipas prokurorit të çështjes, Antoni akuzonte të vëllanë Alfred Melyshi si shkaktar të një konflikti të krijuar me një familje tejtër shqiptare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar atij largimin nga shtëpia ku jetonin prej vitesh bashkë.
"Ishte vullneti i zotit" është shprehur Alfred Melyshi u tha karabinierëve ndërsa ata e transportonin për në spital, pasi kishte kryer krimin makabër.
Lajmi për masakrën në Pavia të Italisë, ku kunati i mori jetën mizorisht mbesës së tij 3 vjecare, nënës së fëmijës dhe motrës së saj, ka tronditur të afërm të familjes Melyshi.
Të shpërngulur nga fshatrat e thellë të Mirditës, zhvendosur në fshatin Sanxhak të Lacit vite më parë, familja Melyshi sot ka hapur dyert e zisë. Nuk kanë dashur të prononcohen për cfarë ka ngjarë në familjen e tyre, por nuk dinë ti japin një përgjigje gjithë asaj që ka ndodhur pasditen e të shtunës.
Gjithcka ka ndodhur në pak minuta kur 24 vjecari Alfred Melushi, tashmë i ndaluar nga policia, vrau me thikë në banesën e tyre, Rina Melyshin 24 vjec, mbesën 3-vjecare dhe motrën e kunatës, 19 vjecaren Ornela Ndoji. Sipas policisë, autori i masakrës u gjet i plagosur po me thikë në shtëpinë ku kishte ndodhur masakra. Alfred Melyshi ka pranuar se është autor i masakrës, por nuk ka dhënë asnjë motiv që e shtyu të kryente krimin tronditës. Kryefamiljari Anton Melyshi 30 vjeç, i cili punonte si murator, nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur i vëllai i masakroi vajzën, gruan dhe kunatën. Pasi ka mësuar për tragjedinë, ai ka humbur ndjenjat dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›