E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa provon humbjen e parë, tashmë -5 ndaj Dinamos

Ky ndëshkim vjen në një moment delikat, kur Dinamo kishte fituar 4-0 dje ndaj Gramozit. Goditja fatale ka ardhur pikërisht në minutën e 92-të të ndeshjes, kur Abazaj ka ngritur peshë tifozërinë krutane, ndërkohë që ka pllakosur heshtjen e madhe në kampin kavajas.

Tashmë diferenca mes Besës dhe Dinamos shkon në 5 pikë, duke e bërë akoma më interesante ndeshjen e radhës mes tyre, javën e ardhshme, në stadiumin e Kavajës. Sidoqoftë, kjo diferencë krijon një presion të madh në radhët verdhezi, që shikojnë të largohen jo pak nga kreu. E kundërta mund të thuhet për blutë e Dinamos, që, kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i fazës së parë, mund ta konsiderojmë pothuajse “kampione e dimrit”.

Po sot, në stadiumin “Niko Dovana”, në kuadrin e javës së 9-të të superligës, Teuta fitoi 2-0 përballë Skënderbeut, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Hodo dhe Hysa.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›