“Dosjet”, PD: Do të zhvillojmë referendum
Deputetja e kësaj partie, Mesila Doda ka deklaruar se maxhoranca do të organizojë referendum popullor për këtë ligj. “Së pari, paraqitja e një ligji të ri në parlament për pastërtinë e figurave të shtetit shqiptar. Së dyti dërgimi i këtij ligji në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg. Ju bëj me dije gjithashtu se së bashku me kolegë të tjerë nuk do ngurojmë që të ndërmarrim nismën e një referendumi popullor për këtë çështje madhore. Do marrim këtë nismë në mënyrë që xhelatët të mos qëndrojnë më në pushtet dhe që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga e kaluara e saj komuniste”, u shpreh Doda për mediat. Ajo akuzoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilën e shfuqizuan këtë ligj, duke theksuar se anëtarët e kësaj gjykate, janë “ata që kanë marrë vendime për vrasje njerëzish të pafajshëm deri në vitin ’89. Janë po ata mbi të cilët rëndojnë krimet më të rënda kundër njerëzimit në këtë vend”. Ligji në fjalë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, por edhe nga Komisioni i Venecias, duke e vlerësuar si antikushtetues.