Islami: Opozita në Mars duhet të jetë në Parlament
"Do të ishte kosto shumë e rëndë në rast se PS do të sfidonte Kushtetutën, duke menduar se duke mos u futur në Parlament Kushtetuta nuk vepron", theksoi ai për mediat. Sipas tij, "në vend që të thuhet se mandatet nuk do të digjen, duhet urgjentisht që të thuhet se PS nuk e sulmon Kushtetutën, por duhet të jetë në Parlament në datën 4 mars”. 64 deputetët e grupit parlamentar të PS nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit të vitit të kaluar, në bazë të një vendimi politik që kërkon hapjen e kutive të votimit në disa zona dhe hetimin e zgjedhjeve.