“Ëndrra e Ismail Qemalit”, drama më e mirë e vitit

Juria e përbërë nga personalitete të dramës dhe aktrimit për mëse dy muaj shqyrtuan të gjitha veprat duke përcaktuar kriteret e pjesëmarrjes për përzgjedhjen e 3 çmimeve fituese për veprat më të mira të paraqitura.
Juria e konkursit përbëhej nga personalitete të shquar të kinematografisë shqiptare dhe të fushave të tjera si Mihal Luarasi (Kryetar i Jurisë), Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Bashkim Hoxha, Josif Papagjoni, Sesilia Plasari, Bastri Capriqi.
Ata vlerësuan me çmimin e parë dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit” e autorit Bashkim Kozeli, me çmimin e dytë veprën “Të ftuarit” nga Mustafa Tukaj dhe me çmimi e tretë veprën e Stefan Çapalikut, “Provat gjenerale të Pavarësisë”. Çmimi i parë do të shpërblehet me 500 mijë lekë, çmimi e dytë me 300 mijë lekë dhe çmimi i tretë me 200 mijë.
“Ëndrra e Ismail Qemalit” e autorit Bashkim Kozeli është drama që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Teatror Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe.
Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi tha se jo vetëm dramat fituese, por edhe vepra të tjera do të ngjiten në skenë. MTKRS do të mbështesë financiarisht këto shfaqje në bashkëpunim edhe me TK-në dhe teatrot vendor, tha Z.Bumçi. Ai shtoi gjithashtu se, Konkursi i Dramës Shqipe u organizua jo vetëm në kuadër të aktiviteteve kushtuar 100-vjetorit, por edhe një traditë që duhet të vazhdojë për të mbështetur këtë formë krijimtarie.
Realizimin me sukses i këtij konkursi do të kurorëzohet me mbajtjen e Festivalit Teatror Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, që do të zhvillohet në Tiranë, gjatë muajit tetor- nëntor të këtij viti, e mbylli fjalën e tij ministri i TKRS-së.
Sipas kryetarit të jurisë, Mihal Luarasi, vepra të vlefshme janë më shumë se çmimet që u ndanë dhe ky konkurs vërtetoi sipas tij, se konkurset për dramën shqipe gjithmonë kanë pasur prurje./Start/E.G/
2012-09-04 20:44