Ruçi: Imunitetin do e votojmë, po koalicion me LSI

Ai shton se nëse qeveria do të kishte vullnet, imuniteti do të ishte hequr që në muajin qershor.
“Nëse qeveria do ishte interesuar për heqjen e imunitetit kjo do të ishte realizuar më herët. Në bisedimet e muajit Maj, në tryezën e negociatave mes Berishës dhe Ramës, kryetari i PS, Rama i kërkoi shkoqur dhe hapur për 1 orë e gjysmë rresht, duke bërë këto propozime, president konsensual, reformë parlamentare, reformë zgjedhore, heqjen e imuniteteve. Këto ishin kërkesat që Rama ia shtroi në tryezë, kërkesa e pestë ishte që brenda Qershorit të përfundonte. Do ishte hequr imuniteti që në qershor”, tha Ruçi.
Ruçi thotë se Referendumi është alibi nga ana e Berishës, pasi sipas tij, PS ka garantuar se do të votojë ndryshimet në Kuvend, nëse propozimet diskutohet gjerësisht. “Ne kemi garantuar që do votojmë që ditën e parë që është propozuar për heqjen e imunitetit. Referendumi një alibi. Le t’i provojë të gjitha Berisha, e pse do t’i harxhojë të gjitha rrugët Berisha? Kur ka rrugën më të thjeshtë kuvendin, por e bën si alibi që në çdo moment të fajësojë opozitën dhe nis e deklaron ne duam të luftojmë korrupsionin, por nuk do opozita nuk duan miliarderët në PS”, shtoi.
“Ne do e votojmë heqjen e imunitetit. Do them atë që ka thënë Rama, ne kërkojmë të ndërhyhet në Kushtetutë, ulemi të diskutojmë një për një të gjitha nenet dhe t’i paraqesim në parlament. Propozime të tjera, miratohet 10 apo 5 apo 1, ne i votojmë, por të diskutohet, të jemi seriozë, dhe jo të quajë paçavure propozimet tona”, nënvizoi Ruçi në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” në News24.
Sipas Rucit ndryshimet në Kushtetutë nuk bëhen me shpejtësi sepse prishet balanca. “Kushtetuta është guri themeltar i një shteti, mënyra sesi u ndërhyrë më parë, publiciteti që iu bë ndërhyrjes apo ndryshimit, krahasuar tani me ndryshimin që duhet bërë një neni të kushtetutës, ashtu sikundër kemi deklaruar këtë periudhë, ndërhyrja të jetë e domosdoshme por duhet prekur kushtetuta në disa aspekte. Ndryshimet e atëhershme prishën një balancë. Si është formësuar kushtetuta, ka disa institucione ku duket se këto institucione janë të pavarura, por kanë një balancë. Nëse preket një nen preket neni tjetër”, vijoi.
Kryetari i grupit parlamentar të PS deklaroi se socialistët janë të hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në rast se kjo parti i bashkohet aksionit politik të opozitës kundër qeverisë.
“Asnjëherë nuk kemi thënë jo, jemi të hapur për t’iu bashkuar një koalicioni me të gjitha forcat politike që nuk janë dakord me këtë qeveri. Nëse LSI-ja bie dakord që kjo qeverisje ka dështuar dhe ajo largohet nga qeverisja atëherë ne jemi të hapur të bashkohemi me çdo parti, edhe me LSI. Vullneti politik i PS-së është, por kjo mbetet tek LSI-ja. Nëse LSI-ja ikën nga pushteti dhe i bashkohet aksionit politik të opozitës, pse jo”, u shpreh Ruçi. I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me forcat e reja politike, si Aleanca Kuq e Zi apo Fryma e Re Demokratike, Ruçi tha se “për çdo parti, me të cilën na bashkon alternativa dhe qëllimi i përbashkët për të rrëzuar këtë qeveri dyert e koalicionit të PS janë të hapura”. /Start/
2012-09-05 09:22