E Shtunë, 31 Tetor 2026

“FIFA World Player”? Leo Mesi, sigurisht

Më pas u renditën Ksavi, Kaka dhe Iniesta. Në këtë mënyrë, 22-vjeçari mbyll një vit fantastik, ku përveç fitimit të të gjithë trofeve të mundshëm me Barçën, arriti të bëjë të vetët edhe trofetë presonalë më prestigjozë të vitit.“Falenderoj ata që më votuan dhe dua ta ndaj këtë çmim me skuadrën. Ishte mbyllja më e mirë që mund t’i bëhej një viti të paharrueshëm”, deklaroi Mesi gjatë ceremonisë që u zhvillua në Zyrih. Ndërkohë që për femra, brazilianja Marta u shpall për të katërtin vit radhazi futbollistja më e mirë e vitit.Por nuk ka dalë pa gjë edhe Kristiano Ronaldo. Portugezi fitoi çmimin “Pushkash”, për golin më të bukur prej korrikut 2008 deri në korrik 2009. Midis dhjetë finalistëve, votuesit në faqen e internetit “fifa.com” votuan për golin e realizuar nga 24-vjeçari në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Portos dhe Mançesterit (0-1) më 15 prill 2009.Po ashtu, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit: Kasiljas; Terri, Vidiç, Ferdinand, D.Alvesh; Ksavi, Iniesta, Zherrard; Mesi, Ronaldo, Torres.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›