E dhunojnë kambistin dhe e ngujojnë në bagazh
Ngjarja ndodhi teksa 40-vjeçari Besim Guri, po dilte nga banesa e tij është qëlluar me levë dhe i janë grabitur paratë që kishte me vete. Pas dhunimit, grabitësit ende të pa identifikuar e kanë futur në bagazhin e makinës, duke mos e lejuar të dalë. 40-vjeçari është gjetur nga shokët e tij prapa stadiumit të qytetit, të cilat edhe e kanë liruar. Mësohet se burri i dhunuar është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët e ngjarjes. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.