“General Motors”, fitime rekord në vitin 2011

Firma gjigante tha se ka fituar plot 7.6 miliardë dollarë në vitin 2011, 64 për qind më shumë se në vitin 2010.
Ndërkohë, kompania thotë se ka humbur 700 milionë dollarë në Evropë dhe 100 milionë dollarë në Amerikën Latine.
Shitjet e firmës e cila u përball me falimentim dy vite më parë, u rritën me 7.6 për qind në vinin 2011 duke arritur në më shumë se 9 milionë makina. Pjesa dërrmuese e fitimeve vjen nga Amerika e Veriut.
Në vitin 2008 firma plotësoi kapitullin 11 për mbrojtje nga falimentimi dhe mori rreth 50 miliardë dollarë nga administrata Obama. Qeveria amerikane tashmë ka në pronësi 32 për qind të firmës./Start/F. P/
2012-02-16 17:19