Ish-i përndjekuri godet deputetin Rusmajli

Policia bëri me dije se ai është qëlluar nga një ish-i përndjekur politik, për shkak të indinjatës nga indiferenca e Rusmajlit.
Shtetasi Lirak Bejko, 47-vjeç, po merrte pjesë në ceremoninë mortore të një ish-të përndjekuri, i cili kishte qëndruar më shumë se një muaj në morg për shkak se të afërmit e tij nuk kishin para për ta varrosur. Bëhet fjalë për shtetasin Grigor Zaharia, i cili kishte ndërruar jetë kohë më parë.
Ish-të përndjekurit kishin shkuar dje pranë Kuvendit për të kërkuar ndihmë, por në atë moment, del Rusmajli, dhe krejt mospërfillës ka vijuar rrugën e tij, duke mos u interesuar fare se çfarë po ndodhte.
Përballë kësaj situate, duket se ish-të përndjekurit kanë reaguar me forcë, duke e goditur disa herë deputetin demokrat, ish-ministër i Drejtësisë. Bejko është shoqëruar në komisariatin e policisë, ku ka dhënë shpjegime për ngjarjen, duke nënvizuar se ishte një moment tejet i vështirë./Start/
2012-02-17 08:36