E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në ligjin e pronave, AKKP: Përfitojnë qytetarët

Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa  tregon efektet e këtyre ndryshimeve.

"Është shtyrë data e përfundimit të këtij procesi që do të thotë që AKKP menjëherë me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore, duhet të ketë sërish të drejtën të shprehet me një vendim themeli për kërkesat e patrajtuara deri më sot. Risia e tretë është një ndërhyrje në metodikën e përcaktimit të çmimit të pronës që do të kompensohet", thotë kryetari i AKKP për AS. Qytetarët me këto ndryshime do të përfitojnë më shumë në vlerë, pasi prona e tyre do të kompensohet me çmimin e real të tregut, duke u bazuar në referencat e çmimeve për tokën për zonën, apo qytetin ku ai banon.

"Tashmë do të ketë në momentin kur kjo të miratohet, do të ketë një metodikë të re me një formulë sa më të përshtatshme dhe brenda standardeve bashkëkohore të përcaktimit të çmimit të tregut, që do të thotë dhe produkti do të jetë pa diskutim më real. Pra, vlera e pronave që do të kompensohen tashmë, por jo vetëm, do të jetë ekzaktësisht sa është vlera e tregut në momentin kur kompensimi do të ekzekutohet", vijon Cefa.

Në vitin 2011 Agjencia e Kompensimit e Kthimit të Pronave ka dhënë 1600 vendime, që kanë të bëjnë me njohje fillestare të pronës dhe vendime të kompensimit. Gjithashtu në proces shqyrtimi dhe verifikimi janë edhe rreth 7000 mijë dosje të tjera. /Start/

                                                                                             2012-03-16 08:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›