E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, mirëpritet vendimin për bllokimin e bankave iraniane

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e SWIFT-it, i cili menaxhon transanksionet globale bankare që të përjashtoj bankat iraniane nga sistemi, për të forcuar sanksionet kundër Teheranit.

Kjo lëvizje ka për qëllim izolimin financiar të Iranit, duke e bërë të pamundur rrjedhjen e parave në dhe jashtë këtij vendi, nëpërmjet  bankave.

Nënsekretari i thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare i Shteteve të Bashkuara, Dejvid Kohen, tha se vendimi i sotëm reflekton “konsensusin ndërkombëtar në rritje” për ta bindur Iranin, që të shqyrtoj shqetësimet për programin e tij atomik.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e akuzojnë Iranin për përpjekje për zhvillimin e armatimit atomik. Irani i refuzon këto akuza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›