“Ilir Xhakja”,KLD sekuestron dosjet në Gjykatën e Durrësit

Një grup nga KLD-ja mbërritën sot në qytetin bregdetare ku morën në dorëzim dosjet e trajtuara ndaj autorit të vrasjes së kreut të Komisariatit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.
Xhakja është gjykuar para disa vitesh nga kjo gjykatë, si i pandehur për vrasje, por më vonë është lënë i lirë, edhe pse akuzohej për disa krime. Dosja e këtij gjykimi është vënë në dispozicion të KLD, qe po heton mbi procedurat e ndjekura në shkallët e gjykimit të të pandehurit Ilir Xhakja.
Ilir Xhakja konsiderohet i dyshuari i vetëm dhe kryesor për vrasjen në detyrë të kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i komisariatit të policisë së Shijakut, ngjarje e ndodhur të enjten e kaluar në fshatin Katund Sukth, 12 km larg Durrësit. /Start/
2012-09-17 15:40