Tenderi për katër HEC-t në nëntor

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit, teksa theksoi se nuk mund të quhej dështim mungesa e ofertave në tenderin e parë.
Pak ditë më parë, Ministria e Ekonomisë dështoi të shiste hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2, Ulëz dhe Shkopet. Tetë kompani kishin tërhequr dokumentet, por asnjë prej tyre nuk dhanë ofertë në datat 10 dhe 13 shtator. "METE do t'i propozojë qeverisë disa ndryshime që lidhen me rregullimin e tregut të energjisë, raportet e kompanive private me KESH-in, etj, për të rihapur garën më vonë", tha katër ditë më parë zv/ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj.
Qeveria ka zgjedhur IFC-në si kompaninë konsulente për privatizimin e këtyre hidrocentraleve. Kuvendi miratoi në 9 Qershor 2011 ligjin për privatizimin e 4 HEC-ve të mesëm: Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2, të parat vepra energjetike në Shqipëri, që parashikon shitje të aksioneve, por dhe dhënie me koncesion. /Start/
2012-09-17 16:09