“Imuniteti”,McIlwham: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin
Duke folur për raportin e Komisionit Evropian, që sipas McIlwham fliste qartë për korrupsionin në Shqipëri, ajo theksoi se kjo dukuri është e përhapur gjerësisht në vend dhe se askush nuk duhet të dalë mbi ligjin.
“Gjyqësori duhet të luftojë korrupsionin. Imuniteti duhet për të mbrojtur institucionet, ai nuk duhet të shërbejë për mbrojtjen e personave”, theksoi ambasadorja britanike.
Diplomatja britanike ishte e pranishme gjatë një konference, ku u prezantua një raport për deklarimin e pasurisë së politikanëve në 14 muaj.
“Deklarimi i pasurive është një mjet kyç për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu, kjo nuk duhet të kthehet në gjyeti shtrigash, të kthehet në një projekt kundër kategorive të caktuara dhe politik, por të jetë i qetë dhe transparent”, theksoi McIlwham.
Deklaratat e diplomates, vjen pas asaj të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John Withers, sipas të cilit imuniteti nuk duhet të shërbejë si strehë për zyrtarët.