E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Çdo kerkesë e gjyqësorit për heqjen e iminiteti, do pranohet

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, kryetari i kësaj partie, Sali Berisha ka deklaruar se duke qenë se nga mungesa e opozitës në Parlament nuk u bë e mundur ndryshimi i ligjit për imunitetin atëherë mazhoranca do të mbajë qëndrim të njënashëm. "Ne do të mbajë qëndrim të njëanshëm. Çdo kërkesë nga organet gjyqësore për heqje imuniteti do jetë e pranueshme", tha Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, mazhoranca ka të drejtë të mos i njohë vetes imunitete. "Maxhoranca ka të drejtën të mos i njohë vetes imunitete siç ka ndodhur. Por nuk ndryshon dot ligjin, por qëndrim i njëanshëm mund të mbahet. Unë jam kundër çdo imuniteti", theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›