E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Interesat anglo-amerikane” dhe miti i luftës së monedhave

Kur armiq të tillë politikë si parlamentari evropian Elmar Brok dhe anëtari i partisë së demokristiane të Merkelit, Gregor Gysi, bien dakord për diçka, skepticizmi është i garantuar, shkruan “Spiegel”. Veçanërisht nëse të dy përdorin të njëjtat fjalë.

Brok tha se pas vendimit të agjencisë amerikane “Standard& Poor's” për të ulur besueshmërinë e kredidhënies ndaj shteteve të Eurozonës, ne e pamë veten në një konflikt të ngjashëm me “luftën e monedhave”. Ai tha se agjencitë e ratingut po ndjekin interesat politike anglo-amerikane. Gysi shkoi edhe më tej duke thënë se “lufta” kundër popullit evropian tashmë ka filluar.

Por para se të “armatosemi” për të ndëshkuar amerikanët ia vlen të shohim pak realitetin. Çfarë ndodhi më të vërtetë?

“S&P” ndryshoi opinionin ndaj disa shteteve të Bashkimit Evropian me borxhe të larta dhe ndaj Fondit Evropian të Shpëtimit. Sipas tyre, nuk është jashtëzakonisht e sigurt se Franca do ta shlyejë borxhin e saj. Ky është thjesht një bast goxha i sigurt. Kur vijmë tek Italia, dyshimet janë më të mëdha ndërsa kur vijmë tek Portugalia, borxhi shtetëror është një investim spekulativ.

Lidhur me ata që kritikojnë kohën që “S&P” shpalli uljen e vlerësimit të bonitetit për shtetet evropiane, Stefan Kaiser shkruan në “Spiegel” se asnjëherë nuk ka kohë për lajme të këqija dhe se gjithmonë janë jo të mirëpritura. Është natyra njerëzore që nuk dëshiron t’i dëgjojë.

Por pse kaq shumë persona frikën e tyre ndaj lajmeve të këqija e mbulojnë me biseda absurde lidhur me një komplot anglo-amerikan?

Është kaq e thjeshtë që fajin për gjendjen e vështirë të Evropës ta hedhësh në anën tjetër të Atlantikut. Refleksi anti-amerikan është ende i paprekur në shumë pjesë të popullatës gjermane- dhe madje mund të përdoret për të marrë vota, shkruan Kaiser  në “Spiegel”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-18 17:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›