“21 Janari”, mbërrin ekspertiza e FBI-së

Materiali ka mbërritur në gjuhën angleze dhe pritet që të shqipërohet dhe të zbardhet nga Prokuroria.
Jo zyrtarisht thuhet se dje ka mbërritur ekspertiza balistike e gëzhojave dhe armëve, me të cilët dyshohet se janë vrarë dy nga protestuesit.
“Panorama” shkruan se Byroja Federale Amerikane ka sjellë edhe përgjigjen në lidhje me serverin e kryeministrisë. Megjithatë, ekspertiza nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Pak ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, tha se organi i hetimit ishte në pritje të përgjigjes së ekspertizës nga ekspertë amerikanë të FBI-së, duke shtuar hetimet për demonstratën e dhunshme të 21 janarit vazhdojnë ende. /Start/
2012-01-19 08:20