Morati: Veprimi i Mourinjos? Nuk mund të gjykoj
Pas ndeshjes së djeshme midis Atalantës dhe Interit, trajneri portugez ofendoi gazetarin e “Corriere dello Sport”, Andrea Ramazoti. Por numri një i klubit zikaltër nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me këtë episod.
“Për momentin nuk mund të them asgjë, sepse nuk e di se ç’ka ndodhur në të vërtetë. Megjithatë, më vjen keq”, thuhet në deklaratën e Masimo Moratit në faqen e klubit në internet.
Ai foli edhe në lidhje me barazimin e Interit përballë Atalantës në “Bergamo”: “Nuk është rezultat i keq, duke parë që kundërshtarët humbën. Prandaj, është një pikë e fituar për ne, por gjithashtu edhe një rast i humbur për të thelluar distancën”.
Takimi i djeshëm për zikaltrit u ndërlikua nga dalja me karton të kuq e Uesli Shnajder në minutën e 65-të. Sipas Moratit, nga ajo që ai pa në televizor, ishte një sjellje naive nga ana e fantazistit hollandez.
Në fund, edhe një koment mbi episodin e sulmit ndaj Silvio Berluskonit në Milano: “Më vjen me të vërtetë keq, është një ngjarje tepër e rëndë. Sinqerisht, jam i tronditur, më vjen keq”.