E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërkimi Intensiv III” arreston tre shtetas

Mbrëmë forcat e komisariatit të policisë Nr.1 Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Anxhelo Samet Cupi, 24-vjec, banues në komunën Melan, Dibër.

Arrestimi i tij u krye sepse me dt.18.08.2011, rreth orës 01.00, në rrugën “Abdi Toptani”, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “TT”, me një krehër  me dy fishekë luftarak.

Po mbrëmë u realizua kapja e personit në kërkim Arjan Llesh Përgjini, 21-vjeç, banues në Lezhë. Në ngarkim të tij Gjykata e Apelit Shkodër, më datë 08.06.2010, ka vendosur masën e dënimit me 1 vit 5 muaj dhe 9 ditë burg për veprën penale plagosje rëndë në bashëpunim.

Nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestua shtetasi Petrit Sulejman Bufi, 47 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dje pasdite dyshohet se i ka vënë zjarr banesës së tij. Më pas në momentin e shoqërimit ky shtetas ka kundërshtaur për shkak detyrës punonjësit e policisë. Bashkëshortja e tij, është me urdhër mbrojtje me vendim të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/

                                                                                             2011-08-19 10:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›