Ujërat e zeza pushtojnë zonën e Apolonisë
DURRES – Ujërat e zeza të disa apartamenteve dhe lokaleve në anë të detit në Plazhin e Durrësit kanë dalë në sipërfaqe duke ndotur lagjen, rrugët, sheshet dhe rërën e detit. Situata shumë problematike është në vendin e quajtur sektori Apolonia, tek kabinat e plazhit pasi këtu kanalizimet janë bllokuar duke bërë që ujërat e zeza të dalin nga pusetat për në rrugë. Banorët kanë mbyllur dritaret, kurse një numër i konsideruar pushuesish e kanë braktisur plazhin. Një bot ka mbërritur dje për të hequr ujërat e zeza, por aksioni në mes të ditës ka krijuar probleme të tjera për ambientin.