E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohen lejet e ndërtimit në Tiranë

Tirana, "One Stop Shop" per lejet e ndertimit

Sonila Isaku

Ndertuesit do te kene lehtesi me te medha ne kryeqytet. Pas bllokimit te lejeve per disa vjet, tashme eshte parashikuar ngritja e nje zyre ku te gjitha firmat e ndertimit do te kene mundesi te aplikojne. Ky fakt eshte bere i ditur nga kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, duke e cilesuar kete si nje nga iniciativat me te rendesishme. Kjo per vete faktin pasi pritet qe te ule korrupsionin i cili kishte pushtuar bashkine e Tiranes deri me tani.

Zyra

Bashkia e Tiranes po shqyrton mundesite per krijimin e nje "One stop shop-i" per lejet e ndertimit. Kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e qeverise pohoi se ceshtja e dhenies se lejeve per ndertim ne Tirane gjate ketyre viteve te fundit ishte kthyer ne mjet korrupsioni. "Jam inkurajuar nga fakti se Bashkia e Tiranes po shqyrton mundesite per krijimin e nje "One stop shop-i" per lejet e ndertimit ne kryeqytet. Lejet ishin shnderruar ne mjet te tmerrshem korrupsioni ne kete Bashki. Korrupsioni me lejet, e ka renditur bashkine ne vendin e 173 ne bote per sa i takon lejeve te ndertimit" ka pohuar gjate fjales se tij, kryeministri Berisha. Sipas tij, keto procedura duhet te shnderrohen ne procedura dixhitale. "Keshtu realizohet transparenca maksimale", theksoi kryeministri. Sipas tij, procedura "One Stop Shop" ka rezultuar e suksesshme ne vend dhe ka shenuar nje hap te jashtezakonshem kunder korrupsionit.

Lejet

Kryeqyteti prej vitesh ka qene i paralizuar per sa i perket ceshtjes se ndertimeve. Te vetmet leje qe jepeshin realizoheshin ne menyre korruptive, nderkohe qe si Keshilli Bashkiak ashtu edhe KRRT e Tiranes kishin vite pa u mbledhur per te shqyrtuar kerkesat apo per te miratuar buxhetin e nevojshem. Nderkohe qe te vetmet ndertime te bera kane qene ato ne periferi te kryeqytetit ku lejet e ndertimit jepeshin nga komunat. Kjo "krize" per dhenien e lejeve te ndertimit solli ne te shumten e ndertuesve edhe probleme, kjo per te vetmen gje sepse lejet e ndertimit ishin te korruptuara. Kurse per sa u perket sektoreve te tjere ku funksiononin zyrat "One stop shop" cdo gje ka funksionuar ne menyre transparente. "Ne kemi krijuar "One stop shop" per licencat dhe lejet dhe me kete kemi bere nje hap te jashtezakonshem para. Por ne duhet te bejme cdo gje qe ta konsolidojme me tej kete institucion qe, para se gjithash e mbi te gjitha, ka si qellim te pare antikorrupsionin. Do te shqyrtoni serish licencat e tjera qe kane mbetur dhe te fillojme t'i inkuadrojme ne "One stop shop" ka pohuar Berisha gjate fjales se tij.

Premtimet ne fushate per ndertimet

Gjate takimeve me ndertuesit ne kohen e fushates elektorale, Kryetari i Bashkise Lulezim Basha ka premtuar per investime te rendesishme ne kete fushe. Sipas tij, do ti jepet fund klientelizmit dhe burokracive ne kete sektor, duke shtuar se brenda nje viti ai do te realizoje perfundimin e planit urbanistik te kryeqytetit. Per sa i perket punimeve ne kryeqytet kompanite te cilat do ti kryejne ato do te seleksionohen vetem mbi kriterin e cilesise dhe atij te perfundimit te tyre. Po keshtu ai ka premtuar edhe zhvillim te njejte te zonave ne kryeqytet, kur qytetaret paguajne taksa njesoj, per kete ai solli si shembull diferencen mes zones se ish-bllokut dhe Kodres se Priftit.

Kerkesat e ndertuesve per bashkine

1. Miratimi i Planit Rregullues te kryeqytetit;

2. Shperndarja ne kohe e pagimit te takses 5 per qind per infrastrukturen, te cilen tani bizneset ndertuese e paguajne ne nje kohe te vetme dhe vihen ne veshtiresi per likuiditete;

3. Thjeshtimi i dokumentacionit per marrjen e lejes se ndertimit;

4. Per ndertimet e vogla kalimi i kompetences se dhenies se tyre neper minibashki;

5. Lehtesimi i dhenies se lejeve te shfrytezimit per pallatet e mbaruara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›