E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Krisja” u mbyll, Belami paqe me Mançinin

Vetë sulmuesi, në një deklaratë për tabloidin britanik “Daily Mirror”, ka deklaruar: “Dua të qëndroj këtu sa më gjatë që të mundem. Ndihem pjesë e projektit të klubit. Nuk kam asnjë problem as me Mançinin, as me ndonjë tjetër. Shpresoj që edhe ai të qëndrojë sa më gjatë këtu. Nga ana ime, për aq kohë sa do të rri te Siti, do të jap maksimumin”, u shpreh Belami.Ai shkoi edhe më tej, duke shtuar se do të denoncojë gazetarët që publikuan lajmin, sipas të cilit ai kishte mosmarrëveshje me Mançinin: “Nuk është absolutisht e vërtetë. Hjuxhsin e respektoj, por nuk jam grindur me trajnerin e ri për shkak të tij. Me të kam pasur raporte të shkëlqyera, por vetëm profesoinale”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›