Marrëveshje me Gjermaninë për mbrojtjen e Ohrit
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi deklaroi se kjo marrëveshje e çon fondin e qeverisë gjermane nga 5 milion në 5.8 milin Euro që përbën një kontribut shumë të rëndësishëm, të cilit do të shtohet në këtë fazë të dytë edhe 940.000 mijë Euro të qeverisë shqiptare.“Deri tani me këtë shtesë fondi do të bëhët kanalizimet e qytetit të Pogradecit në 70 % të rrjetit të vet tëresor ndërkohë që ne jemi duke diskutuar me bankën gjermane me qeverinë gjermane dhe parimisht kemi rënë dakort për vazhdimin e këtij projekti në fazën e tretë që do të bëj zgjidhjen përfundimtare të kanalizimeve në qytetin e Pogradecit rritjen e kapaciteteve të impjantit të pastrimit dhe zgjerimin në një zonë”, theksoi Olldashi.Ndërsa ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt tha nënshkrimi i kësaj marrëveshje është shumë i rëndësishëm dhe është shndërruar në simbol të bashkëpunimit shumë të mirë gjermano-shqiptare në fushën e kanalizimeve. “Një sektor tjetër i bashkëpunimit është dhe ai i energjisë në të cilën qeveria gjermane ka dhënë për këtë sektor një shumë prej 180 milion Euro. Përvec kësaj marrëveshje unë do të kem mundësinë të nënshkruaj dhe mjaft marrëveshje të tjera në fushën e Energjise Elektrike”, tha ai.