McIlwham: Nevojë urgjente për reformat integruese

"Ekziston një mundësi tani, ndërkohë që Komisioni po përfundon raportin e progresit të Shqipërisë dhe para se shtetet anëtare ta shohin raportin në Dhjetor, që udhëheqësit politikë shqiptarë të ndryshojnë vlerësimin e BE-së", theksoi ajo pas kimeve të sotme me Presidentin Bamir Topi dhe Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Sipas saj, Mbretëria e Bashkuar, si dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, ka qenë shumë e qartë se dëshiron ta shohë Shqipërinë më afër BE-së."Ne e kuptojmë se kjo është edhe ajo çfarë duan shqiptarët e thjeshtë”, tha McIlëham, e cila shtoi se "në javët dhe muajt e ardhshëm, ne kemi nevojë urgjente për të parë prova konkrete se edhe politikanët duan të njëjtën gjë". Sipas saj, "të fajësosh njëri-tjetrin nuk do të ndryshojë realitetin apo vlerësimin e BE-së për 2011-ën".
"Një dialog konstruktiv, ndërpartiak për reformat e BE-së dhe një përparim i menjëhershëm në disa nisma apo ligje për reforma kyçe parlamentare, elektorale apo për drejtësinë, do të rrisnin perspektivën e Shqipërisë në BE. Ka disa ide të rëndësishme në tryezë. Unë shpresoj se politikanët e Shqipërisë do të shfrytëzojnë mundësinë dhe do të angazhohen. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë këto përpjekje", përfundoi ambasadorja McIlwham. /Start/
2011-10-03 17:10