Lojë mailesh midis PD-së e PS-së

Mbrëmë, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, një prej të ngarkuarve nga selia rozë për shkëmbimin e ideve me palën tjetër, tha se PD-ja nuk dëshiron reformë të vërtetë zgjedhore.
Sipas tij, deri më tani nuk ka përgjigje zyrtare për draftin prej 10 pikash të opozitës, përveç një maili (e-mail) të ardhur të dielën në darkë vonë.
“Në qoftë se kjo quhet një përgjigje zyrtare, një e-mail të cilin e pamë vetëm sot, pa na thënë që është dërguar një e-mail i tillë, kjo nuk është serioze. Të pranojë propozimet e Partisë Socialiste nëse ato marrin mbështetjen e ODIHIR dhe Komisionit të Venecias, mbi bazën e problemeve të identifikuara në zgjedhje, si edhe rekomandimeve të ODIHR në dy zgjedhjet e fundit. Me ç’duket z.Berisha nuk kërkon të prekë çështje të tjera në reformën zgjedhore. Kjo është domethënëse!”, theksoi Gjiknuri.
Ai shtoi se PS-ja do të hyjë në një reformë të thellë zgjedhore, por jo ndryshime radikale të Kodit Zgjedhore, duke përmendur këtu votën e emigrantëve.
“Ju themi do hyjmë në një reformë zgjedhore dhe kjo është lista problemeve, nuk do preket asgjë tjetër. Kjo nuk është reformë, kjo është pseudoreformë, pra është thjesht një adresim i çastit i vetëm disa problemeve. Ndërkohë që zgjedhjet në Shqipëri kanë dhe probleme për të cilat ODIHR nuk mund të japi rekomandime. Nuk ka rekomandim për sistemin zgjedhor asnjëherë, në asnjë vend. Ama çështja e sistemit zgjedhor kërkohet nga shumë palë. Nuk po themi ta ndryshojmë në mënyrë radikale. Ka probleme me votën e emigrantëve, duhet apo s’duhet. Është çështje që duhet ti japi përgjigje ky komision i reformës zgjedhore. A ka probleme me identifikimin e zgjedhësve?!”, shtoi ai.
Pas kësaj pat edhe një reagim nga Partia Demokratike. “Në cilësinë e të ngarkuarve nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqësuesit e PS-së për probleme të reformës zgjedhore, informojmë publikun se ne kemi shqyrtuar me seriozitet propozimet e PS-së për këtë reforme, dhe i kemi kthyer me shkrim përgjigjen tonë, të bërë publike tashme edhe nga kryetari i PD-së, për rrjedhojë, deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer përgjigje nuk qëndron”, thuhet në reagimin e shkurtër të dy të ngarkuarve nga mazhoranca, Viktor Gumi dhe Oerd Bylykbashi. /S.Ll/start/
2011-10-04 09:05