“Mavi Marmara” kthehet në Stamboll

219 ditë më parë, me 22 maj anija “Mavi Marmara” u nis për në Rripin e Gazës, teksa me 31 maj ra pre e sulmeve të marinarëve izraelitë në ujërat ndërkombëtare. Anija ishte pjesë e një flotiljeje humanitare me ndihma për Gazën e izoluar prej vitesh. Në mesin e humanitarëve nga shumë vende të botës ishin dhe mbi 15 eurodeputetë.
Anija mbërriti në Stamboll sot në orën 13:00. Mbi anije ishte vënë një afishe me fotografitë e nëntë shtetasve turq që humbën jetën mëngjesin e 31 majit pas sulmit të komandove izraelitë.
Anija u prit në Stamboll nga pjesëtarë të familjeve të të vrarëve, pjesëtarë të flotiljes së ndihmave, aktivistëve të ardhur nga të gjitha rajonet e Turqisë si dhe nga aktivistë të ardhur nga 50 vende të botës.
Anija do të qëndrojë në portin e Stambollit për një javë, ku do të jetë e hapur për vizitorët, teksa më pas do të tërhiqet për riparim në Tuzla.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-26 14:50
[