Kakavijë, fluks kalimesh drejt Greqisë

Vendimi për heqjen e vizave ka shtuar numrin e personave që kalojnë për festa drejt shtetit helen. Kështu, në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, qindra emigrantë kanë kaluar përtej kufirit vetëm me pasaporta biometrike.
"Ne 24 orët e fundit kane kaluar kufirin në Kakavijë 1036 qytetare shqiptare nga rrethe te ndryshme te vendit. Ky është numri me i madh i qytetarëve që kalojnë nëpërmjet kësaj pike doganore qe pas liberalizimit te vizave", tha zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.
Ai sqaroi më tej, se policët grekë nuk po bëhen pengesë për kalimin e qytetarëve shqiptarëve vetëm me pasaporta biometrike, ndryshe nga se ndodhi ditët e para të hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen e vizave. /S.Lleshi/Start/
2010-12-26 12:14
[