E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Milan show” fundos Sampdorian, rihapet Seria A

Marko Borielo kaloi kuqezinjtë në epërsi pas vetëm 62 sekondash lojë, duke hapur serinë e golave, që do të pasohen më pas nga Sedorf në minutën e 21-të dhe Pato dy minuta më vonë.

Këtu sfida nuk ka më histori, pasi Sampi asnjëherë nuk tregoi nivelin e javëve të para dhe gjithçka bëhet më e lehtë për ekipin e Leonardos. Tashmë Milani është rikthyer, madje fuqishëm dhe kërcënon Interin në krye të tabelës.

Vetëm katër pikë është distanca midis “kushërinjve”, pasi Juventusi mbrëmë i bëri një dhuratë të çmuar kuqezinjve, duke mundur Interin. Tashmë lufta për titull në kampionatin italian është bërë më e ashpër se kurrë. Javët e ardhshme janë vendimtare për të parë se kush do të gabojë më pak.

Milan 3 – 0 Sampdoria, (Borielo 2’, Sedorf 21’, Pato 23’)

Milan (4-2-1-3): Dida 6; Antonini 7, Nesta 6,5, Thiago Silva 6,5, Zambrotta 6; Pirlo 6,5, Ambrosini 6 (76' Flamini 6); Seedorf 7; Pato 7, Borriello 7 (68' Huntelaar 6), Ronaldinho 7,5 (34' Abate 6,5). (Storari, Kaladze, Favalli, Di Gennaro). Trajner: Leonardo

Sampdoria (4-4-2): Castellazzi 6; Stankevicius 4,5, Gastaldello 4,5, Accardi 4,5, Ziegler 4,5; Padalino 5 (52' Semioli 5,5), Tissone 5, Poli 5,5, Mannini 5 (25' Lucchini 5,5); Pazzini 5 (76' Bellucci 5,5), Cassano 4. (Fiorillo, Zauri, Franceschini, Pozzi). Trajner: Delneri

Gjyqtar: Rocchi

Kartonë të verdhë: 39' Tissone (S), 48' st Lucchini (S), 57' Seedorf (M), 75' Stankevicius (S)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›