E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 mijë agjentë blindojnë Athinën, qindra arrestime

Në 1-vjetorin e vdekjes së 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropulos nga një polic, që u pasua nga trazira që zgjatën për javë të tëra, organizatat e majta radikale kanë denoncuar shtimin e dhunës nga ana e autoriteteve, edhe pasi Jorgo Papandreu mori pushtetin.

Këto organizata u kanë bërë thirrje studentëve dhe punëtorëve të kundërpërgjigjen ndaj represionit. Forcat policore greke kanë arrestuar 162 persona, 72 prej të cilëve do të dalin nesër para gjykatës.

Disa grupe të rinjsh kanë sulmuar policinë në disa lagje të Athinës, duke shkaktuar një sërë incidentesh. Mësohet se midis të arrestuarve janë edhe tre emigrantë shqiptarë.

Megjithëse qeveria ka premtuar se nuk do të dhunojë asnjë të drejtë civile, protestuesit ankohen për hipokrizi nga ana e qeverisë helene dhe një shtetrrethim të paprecedent të kryeqytetit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›